Faik Basha: Krimi elektoral ka 12 vite që po bëhet në sy të policëve dhe prokurorëve! Nuk po ndihet pesha e ligjit

I ftuar në studion e emisionit ‘Kafe Shqeto’, Ekspert i çeshtjeve të sigurisë, Faik Basha foli mbi krimin zgjehdorë dhe mosfunksionimin ligjit, pasi ky krim elektoral po bëhet para syve të policisë dhe prokurorëve.

Eksperti cilësoi se krimi zgjedhorë nuk ka lindur me SPAK-un por ka 12 vite e cila po ushtrohet kundër qytetarëve dukei korruptuar dhe duke i mos i lejuar të shfaqin vullnetin e tyrë të lirë në votime.

"Në Shqipëri krimet elektorale nuk kanë lindur me SPAK, por kanë 12 vite që po bëhen dhe bëhen në sy të prokurorëve dhe policëve dhe masat e parandalimit nuk janë bërë", u shpreh Basha

Faik Basha:

Ajo që thatë se, SPAK ska lindur sot, është e vërtetë, madje këta prokurorë dhe gjyqtarë nuk vijn nga një planet tjetër, por kanë qenë pjesë e këtij sistemi. Është parë se si i kanë arritur ti kalojnë ato sitat që janë përdorur për tu finalizuar si prokurorë apo gjyqtarë.

Kanë pasur dosje dhe kanë hetuar  krime të rënda ku për hir të vërtetës në Shqipëri krimet elektorale nuk kanë lindur me SPAK, por kanë 12 vite që po bëhen dhe bëhen në sy të prokurorëve dhe policëve dhe masat e parandalimit nuk janë bërë.

Normalisht kur është bërë disa herë dhe ata qytetarë, ata që korruptohen dhe ata që i korruptojnë nuk e ndjejnë peshën e ligjit dhe kemi parë se si zona të tëra nuk janë më pasqyrim i vullnetit të qytetarëve, por janë pasqyrim i korrupsionit, i krimit të organizuar dhe shtypjes së këtyre zyrtarëve të lartë që kanë fituar pushtet dhe para, që i përdorin për të blerë vullnetin e qytetarëve.