Arrestimi i Veliajt/ Vishaj: Fitore e Drejtësisë. Procedura që ka ndjekur SPAK është ligjore
Avokati, Saimir Vishaj në një intervistë në Ora News u shpreh se në arrestimin e Veliajt, e gjithë procedura që ka ndjekur SPAK është ligjore.
Vishaj: E gjithë procedura që ka ndjekur SPAK është ligjore.
Është ligjore sepse jemi mësuar me lloj lloj ekzekutime të urdhërave që dalin në bazë e për llogari të SPAK.
Është hera e parë dhe një fitore që ka drejtësia ku për herë të parë në zyrën e një funksionari aq të lartë ka guxuar në mes të ditës për të zbatuar një vendim gjykate.
Nuk është një veprim i SPAK, është një veprim i gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ai i cili ka zhvilluar një seancë gjyqësore në mungesë të palëve.
Është e drejtë e gjykatës, por është e drejtë e gjykatës që në momentin që personat në hetim marrin dijeni pra të gjithë duhet të paraqiten brenda tre ditësh përpara gjyqtarit i cili ka caktuar masën.
