Gazetari: Ajola Xoxa u arrestua në pistë, ja si funksiononte skemë e Veliajt me biznesmenët

Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Edison Vatnikaj tha se Ajola Xoxa sapo zbriti nga avioni, nuk është kaluar nga salla VIP, por është marrë direkt nga policia.

Vatnikaj: Ishim në Rinas po prisnim Ajola Xoxës drejt sallës VIP, por për shkak të procedurave ligjore nga qendra ku zbriti avioni është paraqitur në komisariatin e Rinasit, u mor nga pista, nuk doli fare nga selia VIP.

Ajola Xoxa kishte krijuar 4 shoqëri dhe OJQ që nuk administroheshin nga ajo, por kishte futur persona të tjera, taksa në fakt ajo dhe Veliaj ishin pronarë faktikë. Është provuar se Veliaj ka qenë i lidhur me miqësi me biznesmenë duke dhënë në 9 raste leje ndërtimi ose aktivitete të ndryshme me ata që bashkëpunonte në këtë skemë.