Dedaj: Me skandalet e shumta nuk mund të përfundonte ndryshe veçse me arrestimin e Veliajt

Në “Drejt” nga Luan Rama, Reldar Dedaj, gazetar tha se duke parë skandalet dhe ato që kanë denoncuar mediet do të ishte shokuese të mos përfundonte me arrestimin e Veliajt.

Dedaj: Duke parë skandalet dhe ato që kanë denoncuar mediet do të ishte shokuese të mos përfundonte me arrestimin e Veliajt. Çfarë e solli këtë arrestim? Në këtë binom politik është shumë e vështirë që të flasim për fakte. Këtu kemi një betejë dhe një luftë në brendshme në PS.