Tafani: Për arrestimin e Erion Veliajt të gjithë të gëzuar, nuk i ka ardhur një personi keq

Në “Drejt” nga Luan Rama, Endri Tafani, analist tha se janë gëzuar të gjithë për arrestimin e Erion Veliajt, nuk i ka ardhur një personi keq për të. 

Tafani: Edhe në vetë deklaratën e PD-së nuk kishte përgëzim për punën e SPAK-ut, por ishte e bërë kastile gjoja se erdhi ai i fushatës që kishte të bënte me Trumpin. Ishte reagim jo mbështetës për SPAK ashtu sikurse duhej për një lajm të tillë. Janë gëzuar të gjithë për arrestimin e Veliajt, nuk i ka ardhur një personi keq.