Këlliçi: Erion Veliaj u arrestua nga Rama për të sfumuar ardhjen e Chris LaCivita krah Berishës

Përmes një interviste në Ora News, drejtuesi politik i Tiranës për PD-në, Belind Këlliçi tha se Dukshëm është një urdhër i Ramës për të sfumuar atë ngjarje se është tronditëse për politiken tonë, ardhja e drejtuesit të fushatës së Trumpit krah Berishës.

Këlliçi: Dukshëm është një urdhër i Ramës për të sfumuar atë ngjarje se është tronditëse për politikën tonë. Sot ka ardhur krah Sali Berishës, që nuk na kanë sulmuar se jemi non grata, dhe sot njeriu që ka udhëhequr fushatën e Trumpit, vjen dhe merr përsipër që të udhëheqë fushatën e PD-së duke e konsideruar Shqipërinë si një laborator të Sorosit dhe duke shigjetuar Ramën.

Fiks pas dy orësh është dhënë një vendim politik për arrestimin e Veliajt. SPAK e ka cuar në datë 24 janar kërkesën për të arrestuar Veliaj, vetëm kur erdhi Chris LaCivita, që është personi i vetëm kur fitoi Trump u ngjit në podium. Arrestimi i Veliajt nuk ka asgjë të përbashkët me atë që duhet t’i ndodhë një hajduti. Veliaj po shkon në burg se ka blerë ca rroba dhe jo për inceneratorin, teatrin apo 5D.