"Uroj të kenë kurajë të vazhdojnë deri në fund"/ Shehi flet për arrestimin e Veliajt: Shenjë e mirë! Tregon që SPAK po punon!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2025, 19:36
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit, se arrestimi i Veliajt sipas tij është një shenjë e mirë që tregon se SPAK po punon. Shehi deklaroi se SPAK duhet përgëzuar për punën që po bën, ndërsa shton se këtë kurajë duhet ta vazhdojë deri në fund, dhe ti dalë për zot asaj që kanë marrë përsipër.
“Dua të bëj një urim atyre zotërinjve të SPAK që po tregojnë se kanë kurajë dhe nuk tërhiqen përpara asnjë pale edhe atyre që janë quajt të paprekshëm deri sot. Shenjë e mirë që ky institucion po punon dhe koha po e tregon. Uroj që të kenë kurajë të vazhdojnë deri në fund, t’i dalin për zot asaj që kanë marrë përsipër“, tha Shehi.