Xhixho: Drejtësia me standard të dyfishtë, Meta mbahet në izolim, Veliaj me vepra të lehta
Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan se u pa një standard i dyfishtë me drejtësinë për arrestimin e Veliajt krahasuar me atë të Metës.
Xhixho: Sot pamë standardin e dyfishtë të drejtësisë së kapur nga Edi Rama, e cila u kujdes të shoqëronte simbolin e korrupsionit dhe ideatorin e skemës më të madhe të abuzimit me paratë e shqiptarëve, ndërsa katër muaj më parë mori peng në shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Parlamentit dhe presidentin e Partisë së Lirisë.
Ndërsa presidenti i Partisë së Lirisë mbahet prej më shumë se katër muajsh në izolim ekstrem pa prova dhe pa fakte penale, Erion Veliaj duhej të ishte prej kohësh në burg.
Akuza e ngritur ndaj tij është më e lehta ndër veprat e rënda penale që mbajnë emrin dhe firmën e tij. Ndalimi i sotëm është një përpjekje e dështuar për të mbajtur në këmbë imazhin e rremë të një drejtësie që funksionon.
•Erion Veliaj është pronari faktik i inceneratorit inekzistent të Tiranës dhe autori i vjedhjes së 500 milionë eurove, para të qytetarëve të Tiranës.
* Erion Veliaj është kreu i bandës kriminale 5D, përmes të cilës ka zhvatur taksat e mijëra qytetarëve.
* Erion Veliaj është shkatërruesi i Teatrit Kombëtar dhe dhjetëra simboleve historike të kryeqytetit, për t’i vënë ato në shërbim të projekteve të financuara me para të pista.
•Erion Veliaj e ka kthyer Tiranën në një prej qyteteve më të ndotura në Europë, ndotje që u merr jetën 2200 njerëzve çdo vit.
•Erion Veliaj është shërbëtori i organizatës mafioze Ndrangheta, që e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias.
Akuza ndaj tij sot nuk është thjesht korrupsioni pasiv dhe pastrimi i parave. Ai duhet të japë llogari për të gjitha aferat e skandalet në gjithë vitet e drejtimit të Bashkisë së Tiranës.
