Raphinha refuzon Arabinë: Qëllimi im ka qenë gjithmonë vetëm Barcelona!...
Gjatë intervistës së tij të gjatë për France Football, Raphinha foli edhe për interesimin që vinte nga Arabia Saudite, me disa klube që ishin vërtet të gatshme t'i ofronin një kontratë shumë të rëndësishme.
"Objektivi im ka qenë gjithmonë vetëm Barcelona. Ndjeva besimin e njerëzve në klub, e dija vlerën time dhe atë që mund t'i jepja Barcelonës çdo ditë,"- ka thenë ai.
Si u soll Flick me të?
"Kur mbërritja e tij u zyrtarizua, ai më thirri dhe më tha se isha një nga lojtarët ku ai donte të mbështetej, pa më njohur apo pa më parë ndonjëherë duke u stërvitur. Kjo ishte shumë e rëndësishme në vendimin tim për të qëndruar dhe më lejoi të punoja në qetësi totale për të arritur nivelin më të lartë. E dija se do të ishte e rëndësishme për ekipin."
Cila ishte marrëdhënia juaj me Xaviun?
"Megjithëse kishte shumë thashetheme për largimin tim sezonin e kaluar, ai vazhdoi të më thoshte se po llogariste tek unë. Nëse ai nuk do të kishte qenë trajner i Barcelonës, unë nuk do të vishja këtë fanelë që gjithmonë kam ëndërruar ta vesh. Xavi ishte i bindur se me punë të palodhur do të bëhesha një futbollist i rëndësishëm. Unë punoj shumë për të gjetur qetësi dhe aspektin mendor".
