Sytë nga Moise Kean/ Ekipet e Premier League interesohen për bomberin italian

Paraqitjet e shkëlqyera të sulmuesit të Fiorentinës Moise Kean në ndeshjet e fundit, po ngjallin interes nga ekipet e Premier League, për ta siguruar kartonin e tij.

Shtypi italian shkruan se Arsenal dhe Totenhem I kanë vënë syrin 24 vjecarit, me synimin për të mundësuar transferimin e tij verën e ardhshme.

Madje thuhet, se Spërsat pritet të dërgojnë skautët në “San Siro” për të monitoruar Kean në ndeshjen ndaj interit.

Por edhe topçinjtë janë gati për një lëvizje të mundshme, pasi ata janë në kërkim të një lojtari që ka objektiv golat.

24-vjeçari po përjeton një moment të artë në karrierë, pasi këtë sezon ka thyer rekordin e golave, me 15 të tillë në Seria A.

Ndërsa gjithsej në 28 paraqitje, ka shënuar 19 gola.

Këto shifra e rendisin Kean si golashënuesin e dytë më të mirë i Serie A, pas Mateo Retegui të Atalantas.

Tashmë duket se ylli I violëve është në qendër të vëmendjes të shumë skuadrave Europiane, të cilat duhet të marrin parasysh klauzolën e vendosur nga Fiorentina, prej 52 milionë eurosh.

Klubi nga toskana e bleu kartonin e bomberit italian, në verën e këtij viti nga Juventus për 13 milionë euro.