Lazio mund thellë Monzan dhe rikthehet në vendin e katërt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 18:58
Lazio rikthehet në vendin e katërt në renditjen e Seria A. Skuadra bardhekaltër mori një fitore të thellë 5-1 ndaj Monza-s.
Marusic zhbllokoi ndeshjen në minutën e 31-të. Në pjesën e dytë Pedro me dopietë, Castellanos si dhe Dele-Bashiru ishin autorët e golave. Te miqtë golin e vetëm e realizoi Stefano Sensi me penallti.
Lazio me këtë sukses shkon në vendin e katërt me 45 pikë, dy më shumë se Juventusi. Monza mbetet e fundit me vetëm 13 pikë.

