Balaj: Ndihem i vlerësuar si lojtari më i mirë në kampionat! Dua të kontribuoj sa më shumë për Vllazninë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 22:26
Në “Ora Sport”, futbollisti Bekim Balaj tha se është goxha vlerësim të shpallesh lojtari më i mirë i kampionatit.
Balaj: Është goxha vlerësim të shpallesh lojtari më i mirë i kampionatit. Lojtarët që kanë dalluar këtë vit, sigurisht që është sakrifica e një viti. Sigurisht që dëshira është e madhe për të fituar trofe, por në planin individual ndihem i vlerësuar.
Pa ndihmën e skuadrës dhe të gjithëve do të ishte shumë vështirë për mua që të merrja këto çmime. Vllaznia më ka dhënë shumë dhe kam pasur një detyrim ndaj këtij ekipi.