Bytyçi: LVV do ta krijojë qeverinë në Kosovë, i duhen vetëm pak deputetët për këtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 20:41
Përmes një interviste në Ora News, politologu Enver Bytyçi tha se tashmë exit pollet tregojnë qartazi se LVV është forcë e parë dhe do të krijojë qeverinë.
Bytyçi: Exit pollet shkon tek 40%, por mendoj se me gjithë diasporën mund të shkojë në 44%, por kjo nuk i jep mundësi për krijimin e qeverisë së vetme. Haradinaj ka thënë se opozita duhet ta formojë qeverinë. Presidentja është e detyruar që të mandatojë forcën e parë, LVV për të krijuar qeverinë dhe mendoj se mund ta krijojë qeverinë. Do t’i duhen 13-14 deputetët dhe 10 janë të sigurt nga minoritetet në Kosovë. I duhen vetëm pak deputetë, ndoshta edh nga komuniteti serb jashtë Listës Serbe.