Vlora Çitaku: Tash i kthehemi punës për të bërë Kosovën më mirë!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 20:20
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të exit polleve për zgjedhjet parlamentare, që u mbajtën sot (09 shkurt).
Çitaku tha se do t’i presin rezultatet, por që sipas saj janë optimistë.
“I falënderoj qytetarët e Kosovës për edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm. Mburremi me fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë optimistë. Tash i kthehemi punës për ta bërë Kosovën më mirë!”