Kosova vendosi! Lulzim Veliu: Procesi shkoi mirë, mbetet për t'u parë se cila parti do të bëjë qeveri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 20:17
Përmes një interviste në Ora News, analisti Lulzim Veliu tha se exit pollet janë duke treguar tashmë trendin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë.
Veliu: Përfundimisht nuk është përfundimtar exit pollet sepse janë bërë momentet të fundit dhe nuk kanë votën e diasporës. Përafërsisht nuk ndryshon shumë dhe nuk jemi shumë larg nga parashikimet tona në rezultatin përfundimtar. Kemi thënë se do të jetë forcë e parë LVV, por në pamundësi për të bërë qeveri.
LVV do të marrë të drejtën për krijimin e qeverisë dhe nëse e realizon një koalicion dhe kryeministër do të jetë Kurti. Në të kundërtën nëse forca e dytë bën më shumë se 50% do të krijohet qeveria e Kosovës.
