FOTOLAJM/ Kosovë, pacientët e shtruar në spital ushtrojnë të drejtën e votës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 18:32
Në Kosovë prej orës 07:00 të mëngjesit vazhdon procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare.
Krahas qytetarëve të tjerë, të drejtën e votës e kanë ushtruar dhe pacientët e shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kjo është mundësuar nga ekipet lëvizëse, që janë të shpërndara në terren.
