Buzhala pas exit-polleve: Shqiptarët e Kosovës vendosën të ruajnë balancin e demokracisë

Gazetari Berat Buzhala, thotë se nëse qëndrojnë të dhënat e exit poll-eve, atëherë shqiptarët votuan kundër referendumit të Albin Kurtit.

Kështu tha Buzhala në Rubikon:

Nëse qëndrojnë exit popllet ( të Fisit, Batonit, UBO-së), shqiptarët kanë votu kundër referendumit të kryeministrit Kurti.Kryeministri Kurti ka shpallë referendum. I dyti i VV-së ka thënë ‘nëse e votoni opozitën, e votoni Serbinë’.

Ky rezultat është një flakaresh për populizimin. Shqiptarët e Kosovës kanë vendosë me e ruajtë balancin e demokracisë. Shqiptarët nuk treguan gatishmërinë për ta marrë një njeri drejtësinë, gjykatat, mediat. Nëse këto janë rezultatet që do të dalin edhe prej ‘sandakëve’, atëherë ky është fantastik”, tha ai.