Haradinaj: Qeverinë e re të Kosovës do ta formojnë partitë e opozitës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 20:19
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar para pak çastesh për rezultatet e exit poll të zgjedhjeve të mbajtura këtë të diel.
Ai tha se ishte i kënaqur nga rezultatet që kishte marrë nga terreni dhe se koalicioni i tij me NISMA është në një shifër dyshifrore.
Ai tha se ishte “i kënaqur që partitë e opozitës” mund të formonin së bashku qeverinë e ardhshme. Ai hodhi poshtë mundësinë që t’i bashkohej një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosjetë Albin Kurtit.
“Ne jemi të sigurt që kemi rezultat dyshifror, këtë do ta vërtetojmë me numërimin e vendit. Ajo që po më gëzo është se opozita i ka fituar zgjedhjet dhe pres me padurim të bashkëpunojmë për formimin e Qeverisë”, ka thënë Haradinaj.
