Mziu dhe Bylykbashi takim me shqiptarët në Xhenoa: PD dhe Berisha kanë mbështetje të drejtpërdrejtë nga Trump

Deputetët e PD-së, Xhelal Mziu dhe Oerd Bylykbashi kanë zhvilluar një takim me shqiptarët në Xhenoa të Italisë.

Gjatë fjalës së tij para emigrantëve shqiptarë në Itali, Mziu u shpreh se PD dhe Berisha kanë mbështetje të drejtpërdrejtë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. 

''Të jeni të sigurt se Shqipëria, Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë mbështetje të drejtpërdrejtë nga Donald Trump'', tha ndër të tjera, deputeti demokrat, Xhelal Mziu.