Kikia: Protesta ishte projektuar për të qenë paqtë, dy ishin mesazhet politike të PD-së
Qytetarë të thirrur nga opozita nga e gjithë Shqipëria u mblodhën sot përpara godinës së Kryeministrisë ku protestuan për afro dy orë.
Për gazetarin dhe analistin Mentor Kikia protesta e sotme kishte dy mesazhe politike.
Në një intervistë për “Ora News” ai tha se protesta nuk ishte projektuar për të qenë e dhunshme.
“Qëllimi i parë ishte që Partia Demokratike të prezantonte partitë e koalicionit të saj, dhe qëllimi i dytë ishte që të përcillte mesazhin e saj elektoral.

Pa dyshim, që PD-ja nuk ishte në vendin e duhur për të prezantuar programin elektoral, por z. Berisha renditi disa prej piketat e këtij programi në fjalën e tij.
Dhe të gjitha këto duheshin të përcilleshin nëpërmjet një tubimi të paqtë dhe ky ishte pikërisht synimi.
Partia e Lirisë mbetet për t’u parë se çfarë force do ketë në zgjedhje për shkak të situatës në të cilën ajo ndodhet dhe nuk dihet se sa është vota e saj, ndaj mbetet për t’u parë sa e rëndësishme është ajo në elektoral”, u shpreh ndër të tjera Mentor Kikia.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANALISTIN MENTOR KIKIA

