"Na krenohesh se takove mbretin e Spanjës"/ Rama i përgjigjet komentuesit: Shqipëria u zgjodh për Kongresin Botëror, na vlerësuan për reformën në drejtësi...
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar zërat lidhur me vizitën në Madrid dhe pritjen nga Mbreti Filipe VI. Përmes një video selfie, ai ka thënë se nuk i ra rruga nga shtëpia e Mbretit, por Shqipëria u zgjodh për Kongresin Botëror të Ligjit.
Sipas Ramës, e përzgjodhën pasi vlerësuan punën që është bërë për Reformën në Drejtësi dhe ëlirimin e gjyqësorit nga politika pas 100 e kusur vitesh.
Fjala e kryeministrit Rama:
Dakord më dakord për të gjetur bishta jemi të vetmit ne. Interesantja këtu është se për herë të parë, Mbreti i Spanjës pret kryeministrin e Shqipërisë, jo se e kishte për detyrë apo o se me ra rruga nga shtëpia e tij.
Por sepse u zgjodhëm mes vendeve prestigjoze të organizojmë Kongresin Botëror të Ligjit. Kryetar nderi është Mbreti i Spanjës. Vlerësuan çfarë kemi bërë me Reformën në Drejtësi. Çlirimin e gjyqësorit nga politika pas 100 e kusur vitesh.
Kush pret që drejtësia të funksionojë si sahat, dhe mos bëjë gabime, arsyeton nxitimthi. Një shtëpi pa leje ndërton robi, u duhet 2-3 vite. Është shtet. Drejtësi e re, ku për 100 vite e ca ska patur drejtësi. Do kohën e vet. Rëndësi ka progresi.
Anëtarësimi në BE ka rëndësi, sepse do i vendoset vula pakthyeshmërisë së këtij procesi.
Ajo që ka ndodhur me pavarësinë e drejtësisë në 10 vite, nga komisioni tek miratimi në 2016, spastrimi i sistemit tek më të korruptuarit, vetting, goditjet majtas edjathtas, në vite te fundit, nuk ndodhi në 100 e kusur vite. Asnjë person i lidhur me pushtetin nuk u hetua, u gjykua, nga një drejtësi e pavarur. Ky është fakti. Kush e udhëhoqi, kush e garanton, shumica sot dhe e nesërme, unë dhe PS. E votoni apo jo, e doni apo jo, PS, jepini hakun. Të tjerët duan ti hedhin lakun, ai i oxhakut të PD, dhe mangallët e rinj, që janë të njëjtët në një barrikadë përfshirë edhe kundër Reformës në Drejtësi, pavarësisht çfarë thonë.
