Blushi: Nesër e gjithë Shqipëria në Tiranë në revoltë kundër Organizatës Mafioze të Ramës
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se 8 shkurti është dita e solidaritetit dhe e forcës së shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë, është dita e revoltës qytetare ndaj Edi Ramës dhe Organizatës Mafioze që e shndërroi vendin në parcelë kanabisi
Blushi: Koha e ndryshimit ka kaluar me kohë! Tani është koha për përmbysje! Nesër e gjithë Shqipëria në Tiranë! 8 shkurti është dita e solidaritetit dhe e forcës së shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë, është dita e revoltës qytetare ndaj Edi Ramës dhe Organizatës Mafioze që e shndërroi vendin në parcelë kanabisi, që ka dëbuar në emigrim mbi 1 milion shqiptarë, që ka vjedhur përbindshëm taksat dhe sot zhgërryhet si derr në luksin e ndërtuar mbi gjakun dhe djersën e qytetarëve të thjeshtë! Tirania do të përfundojë nën këmbët e popullit të Lirisë! Nesër, ora 17:00.