"Në 2027 presim një seri evenimentesh", Rama nga Madridi: Ishim Koreja e Veriut e Evropës! Vjet e mbyllëm vitin me 12 milionë turistë

Kryeministri, Edi Rama ndodhet në Spanjë ndërsa ka zhvilluar një konferencë për shtyp para nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”,që do të mbahet në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se vitin 2027 Shqipëria pret një seri evenimetesh duke filluar nga Kongresi Botëror i Ligjit te samiti i NATO-s dhe finalja e U21 në futboll. Ai u shpreh se kjo ka ndodhur falë punës që kanë bërë dhe se përpara Shqipëria ka qenë Korea e Veriut në Evropë.

Rama theksoi se viti i kaluar u mbyll me 12 milionë turistë dhe se turistët mahniten me bukuritë r vendit. Ai theksoi se Shqipëria është e sigurt dhe se vendi ka normën më të ulët të vjedhjevenë Evropë.

"Në 2027 ne mirëpresim një seri evenimentesh të cilat do të kishin qene të paimagjinuashme edhe pak vite me pare. Shqiperia nuk pret vetëm kongrestin boterore te drejtesise por edhe e samitit te NATO- por edhe finale nen 20 vjec ne futboll. Po ndodhin fale punes qe kemi bere.

Ishim teresisht te izoluar ishim koreja e veriut e evropes dhe pretendonim si vend i vetem i mirefillte. Vjet e mbyllem vitin me 12 milione turiste. Na u desh te luftonin kunder stigmes që ne nje fare menyre na ka ndjekur qe kur jemi hapur e ardhur ne evrope. Një stigmë qe na donte te ishim hajdutë, kriminele. Nje vend ku askush nuk duhet te shkonte se ishte i rrezikshem dhe kjo ka marre fund. Tani mrekullohen nga bukurite dhe kemi sigurine. Kemi normen me te ulet te vjedhjeve ne evrope. Kemi pak zenka me britaniket se kane normen me te larte por duket ta kontrollojne," tha Rama.