Nesër në shesh, Balliu: Qytetarët sot janë më të gatshëm se kurrë për revoltë kundër skamjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2025, 19:03
Koordinatori i Tiranës në Partinë Demokratike, Klevis Balliu shprehet se në takimet e zhvilluara në njësinë 9-të në Tiranë, qytetarët sot janë më të gatshëm se kurrë për revoltë kundër skamjes!
“Në njësinë 9-të, qytetarët sot më të gatshëm se kurrë për revoltë kundër skamjes!
Sot në takim me qytetarët e njësisë 9të një zonë e cila është qëndra e Tiranës dhe është lënë në mjerim ekonomik.
Qytetarët janë të revoltuar dhe dua ti falenderoj për mbështetjen e tyre.
Nesër ora 17:00 të bashkohemi në revoltën më të fuqishme”, shprehet demokrati Klevis Balliu.

