Protesta e 8 Shkurtit! Teliti thirrje shqiptarëve: Bashkohuni në tubim, Shqipëria po keqqeveriset

Koordinatori për programin ekonomik në PD Dorjan Teliti, bën thirrje e tij ndaj cdo qytetari që t’i bashkohet protestës kombëtare të datës 8 shkurt. Sipas Telitit shqiptarët nuk mund dhe nuk duhet të durojnë më keqqeverisjen.

“Bashkohu me ne për një Shqipëri më të mirë! Të gjithë në këmbë, ndryshimi është domosdoshmëri!”, shkruan ai.

TË GJITHË NESËR NË PROTESTË, NUK MUND DHE NUK DUHET TË DUROJMË MË!

Shqipëria po rrënohet nga një grusht pushtetarësh të korruptuar që po pasurohen në kurriz të qytetarëve të harruar e të përcmuar.

Qeveria po shkatërron ekonominë, ku taksat po shpërdorohen gjithnjë e më shumë për luks dhe klientelizëm.

Sistemi i kalbur favorizon oligarkët dhe i lë qytetarët e ndershëm pa shpresë.

Shqipëria nuk është pronë e politikës qeverisëse! ????????Shqipëria i përket shqiptarëve!

Ndaj nesër, ora 17.00 të gjithë në protestë kombëtare para Kryeministrisë! Dilni dhe protestoni për hallet tuaja!

Bashkohu me ne për një Shqipëri më të mirë! Të gjithë në këmbë, ndryshimi është domosdoshmëri!