Sociologia Sinanaj: Kemi ulje të lindshmërisë nga viti në vit, me këto ritme do kemi një popullsi të plakur shpejt

Sociologia, Eva Sinanaj në një intervistë në Ora News u shpreh se kemi një ulje të lindshmërisë dhe rritje të vdekshmërisë.

Sinanaj: Ky është një fenomen i cili mesa duket edhe nga studimi por edhe nga të dhënat e INSTAT, ne kemi një ulje të lindshmërisë nga viti në vit.

Dhe kemi një rritje të vdekshmërisë për të analizuar demografinë e popullsisë në tërësi.

Kjo bën që ne të mos kemi një shtesë natyrore.

Nëse ecim me këto ritme ne do të kemi një popullsi të plakur shumë shpejt. Mirëpo një popullsi e plakur bën që të mos kemi më forcë punëtore e cila ndikon në skemën e pensionit.

Përsa i takon arsyeve apo shkaqeve që mund të cekim për këtë fenomen, një ndër to është gruaja.

Gruaja e cila është në rolin e riprodhimit.

Gruaja është në përqindje më të larta e arsimuar në këto dekada të fundit.

Duke qenë më e arsimuar ajo impenjohet më shumë për karrierën e saj.

Dhe duke u impenjuar për karrierën shtyn moshën e martesës.

Duke shtyrë moshën e martesës shtyn edhe moshën e riprodhimit.