VIDEO/ Silvi Bardhi në një familje në Elbasan: Minimum jetik 200 euro, rrogë minimale 500 euro. Protesta e 8 shkurtit kundër varfërisë
Anëtarja e kryesisë së PD-së, Silvi Bardhi ishte në familjen Laloshi në Elbasan.
Bardhi u shpreh se minimumi jetik do jetë 200 euro, ndërsa rroga minimale 500 euro kur PD të vijë pushtet.
Bardhi shtoi se protesta e 8 shkurtit është kundër varfërisë.
Postimi:
Në familjen Laloshi në qytetin e Elbasanit pash nga afër problematikën e jetesën e tyre.
Të ardhurat e kësaj familje sigurohen vetëm nga kryefamiljari Sajmir Laloshi i cili punon si shpërndarës në piceri me një pagë minimale prej 400 mijë lekë të vjetra teksa me këto të ardhura duhet të mbajë familjen prej 4 anëtarësh.
Si zgjidhje ai ka parë e largimin nga Shqipëri, por zgjodhi të kthehej sërish për shkak të familjes.
Bashkeshortja e tij Ana Laloshi shprehet se jetesa është tejet e vështirë ku edhe pse ka kërkuar shpeshherë nuk ka mundur të gjejë një vend punësimi.
Problematika e tyre më e madhe është shëndeti i vajzës 12 vjeçe e cila që prej lindjes vuan nga probleme të rënda shëndeteëore si vështirësia në frymëmarrje e deformimi i një kocke në mes të kraharorit .
Prinderit e 12 vjeçares u shprehën se vetëm me ndihmë ekonomike të familjarëve kanë mundur t'i bëjnë një sërë ekzaminimesh teksa shteti nuk i ka dalë në krah. Familja siguron për vajzën vetëm 7 mijë lek të reja në muaj të cilat harxhohet për 2 ditë, thonë faniljarët dhe nuk i mjaftojnelë vogelushes as për medikamentet që i nevojiten.
Teksa problemi i deformimit vijon të zmadhohet asnjë mjek nuk e ka marrë përsiper gjendjen e saj teksa operacioni kushton mbi 50 milion lekë.
Ata kërkojnë ndihmë të menjëhershme në mënyreë që të mundin të realizojnë këtë operacion pasi me të ardhurat e tyre e kanë të pa mundur.
Kjo situatë ekonomike e familjes Laloshi përseritet në çdo familje të thjeshtë në Elbasan ku varferia duket se është ulur këmbëkryq.
Silvi Bardhi shprehu se minimumi jetik dhe ekonomia e shqiptarëve është arsyeja kryesore për të cilën duhet t'i bashkohen protestës së 8 shkurtit.
