Spaho: Bujqësia këto 15 vite ka pësuar rënie të madhe, po ndikon edhe në aktivitetin turistik

Kryeministri Edi Rama lajmëroi këtë të enjte vendimin e Bankës së Shqipërisë për të hapur një linjë të re inovative financimi prej 250 milionë eurosh për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me fokus tek bujqësia dhe marrëveshjen e nënshkruar mes Bankës qendrore dhe bankave të nivelit të dytë për ta jetësuar këtë linjë financimi në funksion të projekteve, të investimeve në sektorin e bujqësisë në radhë të parë.

Për këtë kuptuar më shumë mbi këtë ide, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës”, eksperti i Ekonomisë Mateo Spaho u shpreh se kjo do të ishte një ndihmë shumë e madhe, pasi sipas tij, në 15 vitet e fundit ky sektor ka ardhur në rënie të vazhdueshme nga viti në vit.

Spaho: Do të ishte një sinjal pozitiv se me kalimin e viteve bujqësia ka pësua rënie. Deri 15 vite më parë bujqësia përbente më shumë se 25% të PBB dhe punësonte më shumë se 40% të shqiptarëve. Sot numri i të punësuarve në bujqësi ka rënë dhe produktiviteti i bujqësisë nuk ka arritur të rritet. Kjo po kërcënon edhe aktivitetin turistik.

Produktet kanë pësuar një rritje të nivelit të çmimeve edhe për pasojë të një largimi nga zonat rurale të të rinjve dhe shtresës së mesëm. Niveli infrastrukturor në këta fshatra ka mbetur i prapambetur dhe nuk është zgjidhur akoma çështja e pronave.