EMRI/ Del FOTOJA e të burgosurit që u arratis nga burgu i Shënkollit në Lezhë
Ky që shikoni në foto është i burgosur që u arratis gjatë natës nga burgu i Shënkollit në Lezhë.
Bëhet fjalë për shtetasin Daut Laze, i dënuar për dhunë në familje.
I burgosuri ka qenë i shtruar tek dhoma e mjekimeve në burgun e Lezhës.
Gjatë natës është aratisur, ndërsa dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.
Rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe ka hapur hetime për zbardhjen e rastit.
Autoritetet po verifikojnë edhe mundësinë e ndihmës së mundshme nga persona të tjerë.
Njoftim paraprak
Më datë 4 shkurt 2025, në orët e para të mëngjesit, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në IEVP Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit Daut Hysen Laze, i lindur më 30 gusht 1976 në Çorovodë dhe banues në Tiranë.
Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal.
Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit.
Aktualisht, po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.
Për ngjarjen është njoftuar SHKBB dhe po punohet intesivisht në bashkëpunim me strukturat e policisë për kapjen e tij.

