Ahmetaj: Vota e Diasporës risi në zgjedhje, duhet të votojnë edhe ata që nuk kanë dokumente
Përmes një interviste në Ora News, Bislim Ahmetaj, sekretar për të drejtat e njeriut PD tha se vota e diasporës këtë herë është risi, teksa renditi edhe problemet që po hasin shqiptarët me regjistrimin.
Ahmetaj: Risia e këtyre zgjedhjeve është vota e diasporës. Ne jemi unik në botë ku shqiptarët më shumë jetojnë më shumë jashtë dhe kjo votë merr një rëndësi të madhe. Lista zgjedhore ka qenë absurde sepse ata që jetonin jashtë dhe emrin e kishte në listë zgjedhore në vendin tonë, ishte një absurd.
Risia kur pretendon se e ke futur me ligj diasporën atëherë duhet të jetë unike për të gjithë. Ai që është në Austria nuk voton dot sepse hiqet shtetësia. Qytetarët shqiptarët që kanë një dokument të Britanisë për shembull është me kombësi shqiptare dhe është në listë zgjedhje, çfarë dallimi ka me dikë që i ka skaduar ID-ja se me dikë që është valid për të votuar. Atij nuk i jepet e drejta për të votuar se nuk e ka dokumentin shqiptar.
