FRD mbledh kryesinë, analizohet situata politike dhe bashkërendimi me opozitën e bashkuar për protestën e 8 shkurtit

FRD ka mbledhur kryesinë e saj në të cilën u analizua situata politike dhe bashkërendimi me aleatët e opozitës së bashkuar për protestën e datës 8 Shkurt 2025.

Njoftimi:

Të dashur miq!

Sot FRD mblodhi kryesinë e saj nè të cilën u analizua situata politike dhe bashkërendimi me aleatët e opozitës së bashkuar për protestën e datës 8 Shkurt 2025.

Kjo protesë do të hapë siparin e reagimeve kundër qeverisë pasi skandalet pafund nga shëndetësia dhe deri te abuzimet me fondet e BE-së, apo korrupsionin në bashkitë , e tjera , e përcaktojnë si qeveri e lidhur me krimin dhe korruosionin.

FRD i bën thirrje çdo shqiptari ti bashkohet kësaj proteste legjitime dhe jetike për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri.
Ju uroj javë te mbarë.

Kryetari FRD Sali Shehu.