Pensionistët në radhë për abone/ Xhixho: Bashkia e inceneratorit të Tiranës nuk gjen dot një zgjidhje tjetër për mijëra pensionistë të Tiranës

Nënpresidentja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se pensionistët tallen dhe përbuzen 12 vjet, për t’u mashtruar me rritje qesharake e bonuse elektorale pak muaj para zgjedhjeve. 

Postimi i Xhixhos:

Këto janë pamje që dëshmojnë talljen që vazhdon me pensionistët.

Këta njerëz, që kanë kontribuuar një jetë të tërë për këtë vend, janë të detyruar të presin me orë të tëra, në këmbë, në radhë për abonenë e autobusit.

Numri i kufizuar i pikave të shërbimit krijon radhë të tilla çdo fillim muaji.

Janë vetëm pesë pika shërbimi në Tiranë sepse bashkia e inceneratorit të Tiranës dhe drejtorëve 5D nuk ka gjetur dot një zgjidhje tjetër për mijëra pensionistë të Tiranës.

Tallen dhe përbuzen 12 vjet, për t’u mashtruar me rritje qesharake e bonuse elektorale pak muaj para zgjedhjeve.

Programi “5 prioritete për 4 milionë shqiptarë” do t’u bëjë të mundur:
Dyfishimin e pensioneve
Rimbursimin e ilaçeve: fatura rreth 3.5 miliardë lek
Rritjen e pensionit minimal në nivelin 50 % të pagës