Projekti për Lanën, Balliu: Erion Veliaj kërkon t'u vjedhë shtëpitë qytetarëve për të mbushur xhepat!
Koordinatori Rajonit të Tiranës, Klevis Balliu, ka denoncuar sot bashkë me banoret e zonës të Lanës projektin e devijimit të lumit Lana i cili sipas banorëve prek 420 shtëpi.
Banorët e zonës deklarojnë se zhvendosja e lumit Lana bëhet për interes te ndërtimit të pallateve të njerzëve afër pushtetit. Ata shprehen se plehrat kanë mbushur të gjithë zonën, ndotja e lumit si rjedhojë e plehrave që nuk pastrohen po sjell edhe semundje tek ata. Banorët shprehet gjithashtu se edhe rrugët në këtë zonë janë lenë në një gjëndje të mjerueshme.
Balliu: Pislliqet qe vijnë në Lumin Lana nuk vijnë ti pastrojnë asnjë ditë?
Qytetarja: Anjëherë, vetëm i hedhim në Lana. Lana ikën poshtë, dhe ska asnjë lloj kujdesi nga Bashkia. Vetëm me vendos pallate dhe me fitu për vete.
Balliu: Këta kërkojnë që ta shtyjnë lumin Lana dhe kjo shtyrje ju prish juve shtëpitë? Arsyeja e shtyrjes është sepse duan të bëjnë lulishte dhe gjëra për pallatin.
Qytetarja: Pse të prishen 400 shtëpi për një pallat
Balliu: 400 shtëpi prishen këtu
Qytetarja: 420 shtëpia janë këtu
Sakaq një qytetar tjetër shprehet se lidhur me projektin Bashkia e Tiranës ka premtuar për qytetarët dëmshpërblime por sipas tyre i ka mashtruar.
Qytetari: Ky projekt është denoncuar prej vitësh. Ka 4-5 vite që na kanë ardhur te shtëpia na kanë njoftuar për projektin e devijimit të shtratit të lumit Lana. Kërkesa e banorëve kryesisht ka qënë pjesa e dëmshpërblimit. Bashkia e Tiranës ka premtuar dëmshpërblime, ndëkrohë që i ka mashtruar.
Ndërkohë Koordinatori i Rajonit të Tiranës, Klevis Balliu deklaron se kjo zonë e cila është vetem 5 kilometra larg bashkisë Tiranë në vij ajrore është lënë në harresë. Ai shprehet se ky projekt është një projekt mafioz dhe kriminal për të cilën Rama dhe Veliaj do të mbajnë përgjegjësi.
Balliu: Të gjithë e dimë që sektori i ndërtimit në Tiranë eshte sektori ku pastrohen paratë e drogës këtë se them une këtë e thotë anti-mafia Italiane dhe raportet më serioze ndërkombëtare. Ky projekt është një projekt mafioz dhe kriminal për të cilën Rama dhe Veliaj do të mbajnë përgjegjësi. Bashkia e Tiranës i ka ofruar qytetarëve 180 mije lek bonus qeraje, por në cilën lagje të Tiranë egziston ky cmim, askund. Erion Veliaj dhe Edi Rama kërkojnë ti vjedhin shtëpitë qytetarëve për të mbushur xhepat. Këtu po shkatrohen shtëpiat e qytetarëve për interesat e pushtetarëve.


