"Do të mbahet në një pikë të vetme”/ Zhupa zbulon planin për 8 shkurtin: Themelin e ka te masiviteti, presim më shumë pjesëmarrje!
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka treguar se protesta e thirrur me 8 shkurt, nuk do të jetë si të shkuarat, por do të mbahet në një pikë të vetme, te Kryeministria. Zhupa e ftuar në studion e News 24 u shpreh se protesta e ka te masiviteti dhe kërkesat e opozitës, të cilat i konsideron të drejta. E pyetur nga gazetarja Nisida Tufa se nëse presim më shumë pjesëmarrje, Zhupa e pohoi. Ajo tha se tresim të jetë më masive, sepse ka arritur pikën e vlimit dhe se skandalet po shtohen.
“Protesta e ka themelin te masiviteti, do të ketë njerëz nga e gjithë Shqipëria që do të vijnë në Tiranë! nuk është si e radhës së shkuar për të dalë në disa pika, por do të bëhet para Kryeministrisë dhe ky është një ndryshim nga tre protestat e shkuara. Për mënyrën formën dhe kohëzgjatjen që do të ketë, nuk duam t’i zbulojmë. Pika jonë e fortë është masiviteti dhe kërkesat e drejta për të cilën thërritet protesta. Kur ndahesh në disa pika, vizualisht nuk të tregojnë mundësinë për të perceptuar masivitetin. Presim të jetë më masive, sepse ka arritur pikën e vlimit, sepse skandalet shtohen, sepse çdo pensionist është irrituar kur ka dëgjuar se 33 mijë euro paguhet një verë”, tha Zhupa.
