Arben Cici: Pas disa vitesh, do të debatojmë me grekët se kujt i përket Kryepeshkopi Anastas

Diplomati dhe ish-drejtori i kabinetit të Presidentit të Republikës, Arben Cici, i ftuar në emisionin Log. në News24, ka folur për kontributin dhe trashëgiminë e Kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos në Shqipëri.

Duke bërë një krahasim me debatin mes Kroacisë dhe Serbisë për Nikola Teslën, Cici tha se diçka e ngjashme mund të ndodhë edhe me figurën e Kryepeshkopit Anastas.

“Sot në Ballkan po zihen për Nikola Teslën, nëse është kroat apo serb. Pas disa vitesh, ne do të grindemi me grekët se kujt i përket Kryepeshkopi Anastas,” u shpreh ai, duke theksuar se roli dhe ndikimi i Anastas Janullatos do të jetojë përtej kohës.