E rëndë në Korçë, 62-vjeçari gjendet i paj*të nga familjarët në oborrin e shtëpisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2025, 22:09
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Çiflig, ku një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij.
Sipas burimeve, i ndjeri jetonte me familjen e tij, e cila lajmëroi menjëherë policinë sapo e pa pa shenja jete.
Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të Korçës për një ekspertizë mjeko-ligjore.
Ndërkohë, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga arresti kardiak, por rezultatet e ekspertizës do të saktësojnë shkaqet e vdekjes. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

