Krujë/ I mori automjetin duke e mashtruar, shpallet në kërkim 32-vjeçari nga Kosova
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2025, 18:08
Policia e Krujës po punon për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Sh.Xh., 32 vjeç banues në Kosovë. 32-vjeçari me anë të një mashtrimi ka marrë automjetin e shtetasit B.M., dhe nuk ja ka kthyer më. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, automjeti i shtetasit B.M., është gjetur dhe sekuestruar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Sh. Xh., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë dhe nuk ja kthyer më automjetin e shtetasit B. M. Në vijim të veprimeve në bashkëpunim dhe me Policinë e Kosovës është gjetur dhe sekuestruar automjeti.