Yzeiri: Aksidentet fatale kanë rënë për vitin 2024, është rritur vetëm numri total i aksidenteve  

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, Ali Yzeiri, Specialist në Drejtorinë e Policisë Rrugore tha se tek aksidentet me pasojë të vrarë ka zbritje për vitin 2024 në raport me 2023.

Yzeiri: Tek aksidentet me pasojë të vrarë ka zbritje për vitin 2024. Për vitin 2024 janë 175, ose 17 të vrarë më apak nga 2023. Edhe numri i aksidenteve, janë ndarë në aksidente me pasojë dhe total.

Ato me pasojë, mund të kemi 1, 2 apo më shumë viktima. Kemi pasur 183 aksidentet në vitin 2023 ndërsa në vitin 2024 kishim 164.

Është e vërtetë që ka rritje në numrin total të aksidenteve. Aksidentet me plagosje të lehtë që nuk përbëjnë një vepër penale.