Ukrainë - Rusi, lufta për Pokrovskun! Qyteti ka pozicion kyç për ushtrinë ukrainase

Rusia ka arritur të rrethojë një qytet shumë të rëndësishëm për Ukrainën. Kapja e tij do t’i hapte Moskës një portë të rëndësishme për të përparuar në vijën e frontit. Megjithatë ushtria Ukrainase raporton se forcat ruse janë nën rrezen e artilerisë së tyre

Forcat ruse po avancojnë rreth qytetit lindor të Ukrainës, Pokrovsk, një qendër kryesore logjistike për ushtrinë ukrainase

Ndërsa Ukraina po mbron me forcë qytetin, frika është se kapja e tij mund ta vendosë Rusinë në një pozicion mjaft komod në vijën e frontit.

Por çfarë po ndodh brenda këtij qyteti? E sigurt është që jeta në Pokrovsk është e zymtë dhe thuajse e shkretuar. Afro 7 mijë banorë kanë mbetur nga një popullsi prej 60 mijë qytetarësh që kishte para luftës.

Në të dyja anët e qytetit, trupat ruse janë brenda asaj që e cilësojnë si rrezen e artilerisë dhe dronëve të ushtrisë ukrainase.

“Situata është përgjithësisht e vështirë, armiku vazhdimisht sulmon dhe tention të avancojë me këmbësorinë", tha zëvendëskomandanti i brigadës së 59-të të Ukrainës, e cila po lufton në frontin e Pokrovsk.

Nëse do të pushtojë qytetin, sipas analistëve Rusia do të ketë dy opsione kryesore për të avancuar në betejë.

E para është shtyrja drejt perëndimit në zona të cilat janë pak të fortifikuara dhe ofrojnë pak pengesa natyrore ose urbane për Kievin për t'i përdorur si mbrojtje.

E dyta është shtytja në veri, në qytetet industriale që do të ishte më e vështirë për t'u kaluar, por që do t'i mundësonte Moskës të ushtronte presion mbi dy qytetet më të mëdha të mbetura nën kontrollin ukrainas në rajonin lindor të Donetsk.