SHBA takson Meksikën dhe Kanadanë/ 25% tarifë për importet nga vendet kufitare, ende pa vendim për naftën

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka paralajmëruar se do të taksojë me 25% importet nga Meksika dhe Kanadaja. Për momentin përjashtim nga vendimi bëhet për karburantin. Nga ana tjetër, dy shtetet kanë deklaruar se po mendojnë kundër reagimin

Mallrat e importit që futen në SHBA nga Meksika dhe Kanadaja do të taksohen me 25% .

Presidenti Donald Trump gjatë një konference me gazetarët në zyrën Ovale, lajmëroi se janë në përfundim të hartimit të vendimit, por shtoi se ende është duke u diskuar pwr karburantin.

Kreu i SHBA, sugjeroi gjithashtu se ai ishte ende duke planifikuar masa të reja ndaj Kinës, të cilat tha në fillim të këtij muaji do të tarifohen me  10%, por nuk dha asnjë detaj.

“Me Kinën, unë po mendoj gjithashtu për diçka sepse ata po dërgojnë fentanil në vendin tonë dhe për shkak të kësaj, ata po na shkaktojnë qindra mijëra vdekje”, tha Trump. "Kështu që Kina do të përfundojë duke paguar një tarifë gjithashtu për këtë, dhe ne jemi në proces për ta realizuar."

Gjatë fushatës, Trump paralajmëroi se do të godiste produktet e prodhuara kineze me tarifa deri në 60%, por ndaloi çdo veprim në ditën e parë të kthimit në Shtëpinë e Bardhë, teksa urdhëroi administratën e tij të studionte çështjen.

Nga ana tjetër, Kanadaja dhe Meksika kanë thënë se do t'i përgjigjen tarifave të SHBA-së me masat e tyre, duke kërkuar gjithashtu të sigurojnë Uashingtonin se po ndërmerrnin veprime për të adresuar shqetësimet në lidhje me kufijtë e tyre amerikanë.

Rreth 40% e naftës së papërpunuar që kalon në rafineritë e naftës në SHBA importohet dhe pjesa dërrmuese e saj ka burim Kanadanë.