Kujdes nga humbja e vetëdijes/ Mjekët e Spitalit Amerikan 1, rastet kur duhet të bëni konsulta
Rënia e të fiktit është një humbje e përkohshme e vetëdijes e cila ndodh papritur dhe zakonisht rikuperohen brenda disa sekondave.
Sipas mjekut Alfred Nona ne Spitalin Amerikan 1 kjo ndodh per shkak te uljes së përkohshme të furnizimit me gjak dhe oksigjen në tru.
‘’Në shumicën e rasteve kjo ndodh sepse kemi disa aktivizime të disa reflekseve ku individi nuk ka vetëdije dhe këto reflekse të themi të ndërmjetësuara nga sistemi nervoz në nivel kardiovaskular bëjnë që të ulet tensioni, të ulen rrahjet e zemrës’’.
Megjithatë, sipas mjekut Nona, në disa raste mund të sinjalizojë probleme serioze shëndetësore, veçanërisht ato që lidhen me zemrën.
‘’Ka sëmundje që shoqërohen me rënie të fikti që është isufiçensa kardiake’’.
Për të përcaktuar shkakun e saktë, mjekët ne Spitalin Amerikan 1 kryejnë ekzaminime të specializuara
‘’Kemi në dispozicion edhe ‘’Til Test’’ që është një ekzaminim diagnostikues’’.
Rënia e të fiktit shpesh mund të jetë e padëmshme, por nëse përsëritet ose ndodh pa një shkak të qartë, kërkohet vlerësim i menjëhershëm mjekësor, ku spitali amerikan 1 ofron mjekët më me eksperiencë dhe standardet e paisjet e teknologjisë së fundit
