Nga mbjellja te përpunimi/ Balluku: Industria e lehtë po garanton tregun dhe ofertën
Rritja e industrisë së lehtë përpunuese në shqipëri po garanton tregun për fermerët por dhe po rrit ofertën për turistët që kërkojnë produktet vendase.
Ministrja Belinda Balluku shprehet se në këtë mënyrë vendi po fiton terren edhe në tregjet ndërkombëtare.
Zëvendëskryeministrja Belinda balluku ka vijuar me takime në sipërmarrje agropërpunuese.
Në një fabrikë të përpunimit të qumshtit në divjakë theksoi se këto industry sjellin rritjen zinxhir të prodhimeve.
Kjo pasi duke shtuar produktet që ofrojnë në treg, orientojnë dhe se ccfarë duhet kultivuar duke garantuar shitjen e sigurtë.
Jo vetem mbjellje por edhe përpunim.
Madje ajo shton se në këtë mënyrë edhe turistëve u plotësohen kërkesat për të shijuar prodhime vendase.
Turistet kërkojnë produkte shqiptare.
Ndikimi i industrisë së lehtë përpunuese përfshinë jo vetëm bujqësinë por një gamë të gjerë sektorësh duke rritur edhe të ardhurat në Shqipëri.
