Rama ndan pamjet: Nis rikonstruksioni i shkollës “Ndre Mjeda” në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2025, 09:58
Shkolla 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër do të rikonstruktohet krejtësisht me financimin e buxhetit të shtetit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në shkollë, si dhe nga projekti që synon ta transformojë atë.
“Në shkollën 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër, ka nisur puna për rilindjen e saj për ta rikthyer siç i ka hije për 800 nxënës dhe mësues”, shkruan Rama.
