Analisti Plaka: Gjermania ka probleme me burokracinë, mungesën e punëtorëve dhe krizën migratore
Analisti, Armand Plaka në një intervistë në Ora News u shpreh se Gjermania prej kohësh vuan nga disa simptoma që janë vërtet të rënda për shëndetin e ekonomisë.
Plaka: Pjesa politike është në kuptimin negativ të fjalës qershia mbi tortë e krizës që po përjeton Gjermania prej kaq kohësh.
Kemi një krizë shumë planëshe të mbivendosur ku piketat kryesore janë ato që lidhen me ekonominë.
Gjermania prej kohësh vuan nga disa simptoma që janë vërtet të rënda për shëndetin e ekonomisë, të çdo lloj ekonomie në botë por sidomos të asaj të Gjermanisë sepse ka tendencën që të jenë edhe pak endemike ato që po ndodhin në Gjermani.
Gjermania ka probleme me burokracinë e tepruar e cila duhet reduktuar.
Ka probleme me mungesë të theksuar të forcave të kualifikuar punonjësish.
Përveç kësaj prej kohësh, krizës i shtohet ajo që quhet pra kriza migratore.
