14 “shenjtorët” fajtorë për ngjarjen me vajzën, mes tyre edhe prindërit
Anëtarë të një grupi fetar në Australi janë dënuar për vrasjen e një vajze 8-vjeçare, e cila vuante nga diabeti. Gjykata vlerësoi se të voglës i është mohuar insulina për rreth një javë, sepse grupi fetar në fjalë, të njohur si “Shenjtorët”, kundërshtuan kujdesin mjekësor duke besuar se do e shëronte Zoti.
14 anëtarë të një grupi fetar në Australi, janë shpallur fajtorë për vrasjen e një vajze 8 vjeçare, e cila vuante nga diabeti.
Gjykata vlerësoi se të voglës i është mohuar insulina për rreth një javë, sepse grupi fetar në fjalë, të njohur si “Shenjtorët”, kundërshtuan kujdesin mjekësor duke besuar se do e shëronte Zoti.
Për këtë arsye, ajo vdiq në banesën e saj për shkak të nivelit të lartë në sheqer. Në gjykatë u tha se trajtimi i Elizabeth Struhs u mohua sepse grupi fetar në fjalë, të njohur si “Shenjtorët”, kundërshtuan kujdesin mjekësor duke besuar se do e shëronte Zoti.
Mes 14 të dënuarve për vrasje nga pakujdesia janë edhe babai i saj, Jason Struhs, nëna dhe vëllai.
Gjatë gjyqit, u zbulua se asnjë përpjekje nuk ishte bërë për të thirrur një doktor dhe autoritetet nuk u njoftuan deri 36 orë pas vdekjes së vogëlushes. Kjo për arsyen se grupi mendonte se ajo mund të risillej në jetë.
Nga familja e Elizabeth, ka qenë nëna e cila ka qenë pjesë e këtij grupimi fetar. Pas disa kohësh i ishte bashkuar edhe bashkëshorti, Jason. Sipas prokurorisë fillimisht ai ka qenë me idenë që t’ia jepte vajzës mjekimet.
Por pas diskutimeve dhe pagëzimit në grup, ai ndryshoi mendim. Gjatë gjyqit ai ka dëshmuar me lot në sy se pranoi bashkë me Elizabeth të ndalonin insulinën dhe se besonte se vajza do i ringjalljes.
“Elizabeth vetëm po fle dhe do ta shikoj sërish atë”, i tha ai gjykatës.
Sa i përket dënimit të 14 “Shenjtorëve”, pritet që të jepet muajin tjetër vendimi se sa burg do të vuajnë.

