Kontinenti Aziatik feston Vitin e ri hënor

Viti i Ri Hënor, festa e cila përkon me hënën e parë të re të kalendarit hënor, po mirëpritet nga miliona qytetarë aziatikë me festime që do të zgjasin 15-ditë, nga kjo e mërkurë deri më 4 shkurt.

Komunitetet në Kinë, në Kore, Vietnam, Tajlandë dhe pjesë të tjera të Azisë e konsiderojnë si festën më të rëndësishme të vitit.

Ngado të kthesh sytë në Kinë sheh vetëm ngjyrën e kuqe gjatë Vitit të Ri Hënor pasi simbolizon fatin dhe gëzimin në kulturën e tyre.

Në dallim, në Korenë e Jugut, ngjyra e bardhë përfaqëson pastërtinë dhe një fillim të pastër të vitit të ri. Ndërsa të moshurit kinezë shpërndajnë para në zarfe të kuq, shumë koreano-jugorë përdorin zarfe të bardhë.

Disa mund të mendojnë se është e vështirë ta bësh një gjarpër të duket bukur, por, qofshin ato lodra,statuja të vogla apo postera që ngjiten në mure - gjarpërinjtë që buzëqeshin shfaqen ngado gjatë kësaj feste, dhpesh si simbol i urtësisë.

Në kryeqytetin Tajlandez, tempulli Mongkon Kamalëat, i njohur mes vendasve si Wat Leng Noei Yi, është plot me turma adhuruesish që vijnë për të kërkuar bekime nga hyjnitë kineze. I ndërtuar në 1871 nga një murg budist, tempulli ka mbetur një pjesë integrale e ceremonive të kësaj feste.

Kryesisht të veshur me bluza të kuqe, qytetarët qëndrojnë në radhë të gjata për t'iu lutur perëndive, disa duke mbajtur çanta me kurora, kokrra orizi e fruta.

Këtë vit, për shkak të ndotjes sezonale të ajrit, shumica e tempujve kanë ndaluar ndezjen qirinjve për të shmangur përkeqësimin e problemit.

Nën një portë tradicionale në Sidnei, kjo performancë e kërcimit të dragoit nën ritmin e daulleve është kthyer në traditë.

Viti i Ri Hënor, ose Tết Nguyên Đán (Tết), në Vietnam konsiderohet një kohë për të nderuar paraardhësit, për të çmuar familjen dhe për të mirëpritur fillimet e reja.

Ushqimet tradicionale janë në qendër të festimeve Tết.

Torta e Vitit të Ri Hënor atje kërkon 12 orë për t'u përgatitur.

Festa është gjithashtu një sezon i ngarkuar udhëtimesh me rreth 9 miliardë bileta të planifikuara në të gjithë Kinën gjatë dy javëve në atë që cilësohet si migrimi masiv më i madh vjetor në botë.