Si i mbijetojnë kafshët zjarreve? Studimet e reja tregojnë aftësitë e tyre: Ndihma e njerëzve, e rëndësishme, por jo ...
Në një kohë që ndryshimet klimatike kanë sjellë kushte gjithnjë e më të vështira për natyrën, përveç njerëzve edhe kafshët janë shpesh në vështirësi. Materiali në vijim ju njeh me mënyrën se si ato reagojnë dhe ndihmën që ne mund të japim.
Imazhet tragjike nga zjarret në Kaliforni kanë shoqëruar titujt kryesorë gjatë javëve të fundit. Por krahas shtëpive dhe sendeve të djegura, janë parë edhe kafshë të rrezikuara.
Ashtu si njerëzit, kafshët e egra janë të ndjeshme ndaj rreziqeve të menjëhershme të zjarrit, nga thithja e tymit deri tek nxehtësia e padurueshme.
Ato priren të jenë më të cenueshme veçanërisht nga mungesa e strehimit dhe ushqimit të paktë.
Por si e sigurojnë jetesën specie të ndryshme mes shkatërrimeve? Dhe në një botë me zjarre gjithnjë e më të mëdha , të përkeqësuara nga ndryshimet klimatike globale, a ka ndonjë mënyrë që njerëzit t'i ndihmojnë ata?

Shumë specie kanë një strategji për t'i shmangur vetë zjarrit , duke filluar nga ikja e thjeshtë deri te fshehja në strofkat nën tokë.
Në Australi, për shembull, disa kalojnë në një gjendje të ngjashme me letargjinë të quajtur "torpor" gjatë zjarreve në shkurre derisa rreziku të kalojë.
Një numër speciesh të tjera lulëzojnë pikërisht në kushtet e krijuara pas një zjarri , dhe qukapiku me shpinë të zezë është një shembull tipik.
Nuk janë vetëm vertebrorët që preken. Pjalmuesit në pyjet malore nuk duket se i përballojnë mirë zjarret.
Njerëzit janë përpjekur të ndërtojnë strehimore prej rrjetë teli dhe të mbuluara me leckë. Ato u vendosën pas një serie zjarresh midis 2015 dhe 2020.
Zgjidhja më e mirë aktuale për të luftuar ndikimin e zjarreve sipas ekspertëve është duke rindezur një marrëdhënie më të ngushtë me tokën për të kuptuar më mirë mënyrën se si duhet vepruar.

