''Përfaqësuesit e mëparshëm 'çonin ujë' në Serbi'', Hoti: Sorensen dhe drejtuesit e BE e njohin pavarësinë e Kosovës
Analisti, Agron Hoti në një intervistë në Ora News u shpreh se Sorensen dhe drejtuesit e BE e njohin pavarësinë e Kosovës.
Hoti: E mira e gjithë kësaj pune është për këtë vit është se kemi një përfaqësues nga BE që shteti i të cilit e njeh pavarësinë e Kosovës.
Kemi një strukturë institucionale të BE që të gjithë ata drejtues që drejtojnë institucionet e BE e njohin pavarësinë e Kosovës.
Dhe ky është lajm i mirë sepse në të kaluarën kemi pasur përfaqësues nga Britania e Madhe, pastaj nga Italia dhe në fund rrëshqitëm në dy përfaqësues nga Spanja dhe Sllovakia të cilët nuk e njihnin pavarësinë e Kosovës dhe kjo përbënte problem.
Vetë fakti që ata nuk e njihnin pavarësinë e Kosovës çonte ujin në një farë mënyre në Serbi dhe tani e kemi një përfaqësues që është nga Danimarka dhe Danimarka është një shtet neutral përballë Ballkanit.
