Dialogu Kosovë-Serbi/ Gjanaj: Sorensen është një njohës shumë i mirë i rajonit
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 28 Janar 2025, 18:11
Politologu dhe profesori, Ramadan Gjanaj në një intervistë në Ora News u shpreh se Sorensen është një njohës shumë i mirë i rajonit.
Gjanaj: Sigurisht ne e kemi parë me një sy të mirë sepse është me të vërtetë njohës shumë i mirë i rajonit dhe posaçërisht i Serbisë, Bosnjes dhe Kosovës.
Kështu që mund të jetë një vlerë e shtuar për dialogun dhe mënyrën se si do të planifikohet dialogu në vitet e ardhshme.
Natyrisht se deri dje kemi parë Lajçakun dhe Borrelin në Kosovë dhe në politikën e jashtme Evropiane, gjë që na ka lënë të kuptojmë se BE e ka një prirje paska negative për Kosovën.
Mirëpo besoj se nuk do të ndryshojë shumë qasja Evropiane ndaj dialogut të Kosovës me Serbinë.
