Gjykimi për vra*jen e Liridona Ademajt/ Berisha: Seanca u shty pasi të pandehurit nuk u pajisën me aktakuzë
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 27 Janar 2025, 18:09
Avokati, Eset Berisha në një intervistë në Ora News u shpreh se seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt u shty pasi të pandehurit nuk ishin pajisur me aktakuzë.
Berisha: Pala mbrojtëse siç duket nuk ka qenë e pajisur me shkresat e lëndës.
Pra në rradhë të parë me sa e pashë unë nuk kanë qenë të pajisur me aktakuzë e cila është dokumenti pa të cilin nuk bën asnjë procedurë penale.
Pra pala e cila akuzohet apo të pandehurit duhet të dinë se për çfarë po akuzohen në mënyrë që të organizojnë mbrojtjen e tyre.
Mesa kuptova ata nuk ishin pajisur me aktakuzë deri në 10 minuta para seancës gjë e cila ka bërë të pamundur zhvillimin e kësaj seance dhe për shkak të saj edhë është shtyrë.
